Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosova“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor kundër dënimit të çlirimtarëve

“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor kundër dënimit të çlirimtarëve

Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet më 4 tetor 2026 (e diel), në zonën evropiane të Brukselit, në Jean Reyplein, nga ora 14:00 deri në 16:00, me thirrjen “Jo në emrin tim!”.

Sipas posterit të publikuar nga organizatorët (ILIRIADA – Shoqata Shqiptare Antwerpen VZW), protesta organizohet me moton “Lufta për liri nuk është krim”, ndërsa pjesëmarrësit ftohen të bashkohen në protestën që synon të përcjellë një mesazh për paqen dhe kundërshtimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatorët deklarojnë se protesta është e autorizuar zyrtarisht dhe do të shoqërohet nga Policia e Brukselit.

Kjo është protestë e veçantë nga marshimi i paralajmëruar për 10 tetor në Bruksel.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment