Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas 3 orësh debate dhe bllokim i foltores, Kuvendi kalon në votim

Pas 3 orësh debate dhe bllokim i foltores, Kuvendi kalon në votim

Mes zhurmës dhe tensioneve të krijuara nga opozita, Kuvendi ka vijuar me votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës, pas rikthimit në sallë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sinjalizoi kalimin e menjëhershëm në votim, ndërsa të gjitha projektligjet e planifikuara u miratuan.

Pas përfundimit të votimit, seanca plenare u mbyll menjëherë.

Ndër projektligjet e miratuara ishte ai për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.

Gjithashtu, deputetët miratuan edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.

Lini një koment