Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të martë në Tiranë, duke shënuar ditën e 122-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve, me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë.

“Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

Lini një koment