Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaMitrovicë: Intervistohet një person për “mosdhënie të ndihmës” pas vdekjes së një personi

Mitrovicë: Intervistohet një person për “mosdhënie të ndihmës” pas vdekjes së një personi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka intervistuar një person me inicialet H.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me ngjarjen e 6 shtatorit 2026, kur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë kishte ndërruar jetë një person me inicialet L.S.

H.M. është intervistuar lidhur me dyshimet për veprën penale të paraparë në nenin 188, paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. Prokuroria ka bërë të ditur se rasti vazhdon të trajtohet.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment