Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“Jo në emrin tim” nesër me aksion simbolik para ASHAK-ut

“Jo në emrin tim” nesër me aksion simbolik para ASHAK-ut

Iniciativa “Jo në emrin tim” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Përmes këtij aksioni do t’i drejtohet Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Aksioni simbolik do të mbahet të premten, më 25 shtator, duke filluar nga ora 10:00, para objektit të ASHAK-ut.

Sipas paralajmërimit të iniciativës, në përfundim të aksionit do të mbahet edhe një deklaratë për media.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment