Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Gërvalla refuzon të përgjigjet për vendimin e Gjykatës Speciale: “Jemi këtu për heroin Afrim Bunjaku”

Gërvalla refuzon të përgjigjet për vendimin e Gjykatës Speciale: “Jemi këtu për heroin Afrim Bunjaku”

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë sonte (24 shtator 2026) në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit kombëtar Afrim Bunjaku, të mbajtur në Prishtinë.

E pyetur nga gazetari i IndeksOnline rreth vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gërvalla refuzoi të përgjigjej.

“Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaftë kohë për të folur”, u shpreh ajo.

Kjo është pyetja e parë publike ndaj saj për vendimin e Hagës pas heshtjes së saj që kur u shpall aktgjykimi.

Burimi: IndeksOnline

Lini një koment