Gërvalla refuzon të përgjigjet për vendimin e Gjykatës Speciale: “Jemi këtu për heroin Afrim Bunjaku”
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë sonte (24 shtator 2026) në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit kombëtar Afrim Bunjaku, të mbajtur në Prishtinë.
E pyetur nga gazetari i IndeksOnline rreth vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gërvalla refuzoi të përgjigjej.
“Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaftë kohë për të folur”, u shpreh ajo.
Kjo është pyetja e parë publike ndaj saj për vendimin e Hagës pas heshtjes së saj që kur u shpall aktgjykimi.
Burimi: IndeksOnline