Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Vendimi në Hagë, Melazim Koci: Duhet qasje unike

Vendimi në Hagë, Melazim Koci: Duhet qasje unike

Politologu Melazim Koci ka komentuar protestat e sotme në mbështetje të çlirimtarëve dhe zhvillimet pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Duke folur në “Specialen” e Klan Kosovës, Koci tha se Kosova ka kaluar periudha edhe më të vështira, duke iu referuar viteve 1991–1999.

“Unë nuk kisha për të thënë se ky rast është i humbur dhe nuk mund të bëhet asgjë. Mund të bëhet, duhet qasje unike”, u shpreh Koci, raporton Klan Kosova.

Ai theksoi nevojën për një qasje të përbashkët pas aktgjykimit të Hagës.

Lini një koment