Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›27-vjeçari mbeti pa aftësi për të punuar pas aksidentit në punë, Gjykata në Prizren nuk jep vendim prej 4 vitesh

27-vjeçari mbeti pa aftësi për të punuar pas aksidentit në punë, Gjykata në Prizren nuk jep vendim prej 4 vitesh

Një 27-vjeçar nga Prizreni ka mbetur pa aftësi për të punuar, pasi u aksidentua në vendin e punës. Bledar Shijaku pësoi dëmtime të rënda si pasojë e aksidentit, të cilat i kufizojnë lëvizjen në njërën anë të trupit, ndërsa me kalimin e kohës iu shfaqën edhe probleme me epilepsinë.

Ndonëse avokati i tij, Mehdi Geci, ka dorëzuar në gjykatë dokumentet mjekësore që provojnë humbjen e aftësisë për punë, Gjykata Themelore në Prizren nuk ka marrë asnjë vendim për rastin prej katër vjetësh. Zvarritja, sipas avokatit, është bërë pa asnjë arsye që qëndron, ndërsa ai e ka cilësuar këtë si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Edhe padia e ngritur në divizionin civil të gjykatës mbeti pa rezultat. Sipas Gecit, gjykata i ndërpreu seancat me kërkesën e palës kundërshtare. Mbrojtja e 27-vjeçarit thotë se tani po pret që gjykata të caktojë ekspertët që do të konstatojnë gjendjen shëndetësore të tij.

Në një përgjigje me shkrim për programin KIKS, Gjykata Themelore në Prizren tha se e ka trajtuar lëndën gjatë viteve, por se po përballet me numër të madh lëndësh dhe se ky rast nuk bën pjesë në prioritetet e saj.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment