Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shkodër, zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

Shkodër, zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët e zonës.

Tre mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.

Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për përcaktimin e rrethanave të incidentit.

Lini një koment