“Mbledhja nuk është bërë për skandalin e SHISH”, Peka: Rama e thirri mbledhjen për presion
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka ka folur në Noë mbi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertit, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk u thirr për skandalin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Peka vlerëson se prania e kreut të SPAK-ut në mbledhje, përbën një formë presioni ndaj tij.
“Nuk e di çfarë është diskutuar por Këshillit të Sigurisë Kombëtare është organ konsultativ i presidentit ku ky i fundit nuk ka gjë në dorë. Është një institucion i krijuar me ligjin për autoritet e komandimit të Forcave të Armatosura, 2014.
Personi përgjegjës për sigurinë kombëtare është kryeministri pasi drejton ekzekutivin. Fakti që ishte kreu i SPAK pjesë e mbledhjes, është një presion. Kjo sepse pashë deklaratën e presidentin që thoshte se hetimet e drejtësisë të zhvilloheshin të pavarura, si dhe disa pika të tjera. Mbledhja nuk është bërë për skandalin e drejtorit të SHISH-it por është bërë për çështjen penale mbi drejtorin e SHISH-it dhe institucioneve të tjera.
Esenca është thjeshtë prania e tij dhe mesazhi që është përçuar në deklaratën e presidentit tregon që ajo është bërë për presion. 70% të atyre që janë anëtarë të komisionit janë subjekt i SPAK-ut”, tha Avenir Peka.