Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi skandalin, ku u përfshi ish-drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, që u akuzua nga SPAK.
Klosi u shpreh se fajet janë personale dhe se nuk mund të hidhet baltë mbi një institucion me rëndësi tepër të madhe si SHISH.
Blendi Klosi: Të gjithë e dimë se përse u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kryeministri Rama kishte thënë se do të mbajë një mesazh publik, ai foli për problematikën që është krijuar me SHISH.
Momenti ku ndodhet Shqipëria, sulmet dhe goditjet për institucionet nuk janë aspak të mira. Është institucion që ka qenë në hije deri tashmë. Unë po mbroj SHISH-in, që bashkëpunon me institucionet më të rëndësishme me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Fajet e individëve të caktuar nuk duhet të shkojnë për institucionin. Është antishqiptare që të goditet SHISH, sepse është institucion i ndjeshëm ndaj sulmeve. Nuk ka dokument, që institucioni të jetë duke punuar kundër interesit kombëtar.