Aksidentoi me motor nxënësen 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas ndjekjes policore adoleshenti në C
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:10, në fshatin Shalës. I riu, me inicialet A. N., banues në Belsh, dyshohet se po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur përplasi 14-vjeçaren.
Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
I riu është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale lidhur me rastin do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.