Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-s

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-s

Është miratuar sot unanimisht propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës, të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nisma e Veliajt kishte marrë më herët miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi.

Propozimi vlerëson kontributin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.

Vendimi nderon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për kontributin e tyre historik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset që çuan drejt shtetësisë së Kosovës.

Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së:

Hashim Thaçi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kadri Veseli

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jakup Krasniqi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.

Rexhep Selimi

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.

Lini një koment