Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirës

Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Gorishovë, pjesë e njësisë administrative Cakran në Bashkinë e Fierit.

Të favorizuara nga erërat e forta, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë të mbuluar me shkurre, pemë ulliri dhe masiv pyjor, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Operacioni po përballet me vështirësi të shumta për shkak të terrenit të thyer malor, ndonëse bëhet e ditur se flakët fatmirësisht ndodhen larg zonës së banuar.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas një tjetër zjarri masiv që preku po të njëjtën njësi administrative. Ditën e djeshme, flakët përfshinë kodrat e Kreshpanit, ku dëmet mjedisore dhe ekonomike ishin të konsiderueshme.

Ditën e djeshme u shkrumbuan rreth 2,000 rrënjë ullinj në kodrat e Kreshpanit. Zjarri dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe kullota përreth. Terreni i thyer dhe kushtet meteorologjike po vështirësojnë ndërhyrjen e plotë të mjeteve zjarrfikëse.

Lini një koment