Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Sekuestrohen rreth 1.000 artikuj në Han të Elezit, malli i dorëzohet Doganës së Kosovës

Sekuestrohen rreth 1.000 artikuj në Han të Elezit, malli i dorëzohet Doganës së Kosovës

Policia e Kosovës ka sekuestruar përkohësisht një automjet furgon dhe një sasi të konsiderueshme mallrash në Han të Elezit, të cilat dyshohet se nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Drejtorisë së Kufirit kishin pranuar informacion se në Han të Elezit ndodhej i parkuar një furgon me targa vendore, i dyshuar se ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme pa dokumentacion.

Gjatë veprimeve në terren, zyrtarët policorë identifikuan edhe një depo ku ndodheshin mallra të ndryshme. Në koordinim me prokurorin kujdestar u ndërmorën veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa automjeti dhe mallrat u sekuestruan përkohësisht.

Më 29 shtator, pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe ekzaminimit të mallrave nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, rasti u iniciua si kundërvajtje doganore.

Gjatë numërimit u evidentuan rreth 1.000 artikuj të ndryshëm, përfshirë pajisje elektronike dhe teknike, pajisje kompjuterike, tekstil, materiale të ndryshme, duhan të papërpunuar, si dhe artikuj të tjerë.

Automjeti dhe mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar njësisë kompetente të Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Lini një koment