Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Të shtëna me armë zjarri në Miradi të Fushë Kosovës, një person i plagosur — i dyshuari në arrati

Të shtëna me armë zjarri në Miradi të Fushë Kosovës, një person i plagosur — i dyshuari në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ku një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), siç njofton InfoFluks.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Sipas saj, rreth orës 15:30 policia ka pranuar informacion nga QKUK-ja se një person i plagosur me armë zjarri kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Policia ka identifikuar të dyshuarin për rastin, por ai ende nuk është arrestuar. Hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Lini një koment