Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!
Kryetari i PD ka shprehur sot (1 tetor) nga Strasburgu kundërshtimin e tij ndaj ndryshimeve në kodin e procedurës penale.
Pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës tha se në diskutim iu bë e ditur se ekspertët e KiE, nuk e kanë miratuar këtë paketë.
“Kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës”, ka cituar Berisha duke iu referuar asaj se çfarë iu bë e ditur në tryezë.
Gjithashtu kryetari i PD shton se bëri të ditur realitetin sipas tij të situatës në Shqipëri duke akuzuar mazhorancën për mbështetje të grupeve kriminale.