Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presi
Humbja me Finlandën e bën Shqipërinë një rivale edhe më të rrezikshme për takimin e radhës.
Kjo është analiza e bërë prej mbrojtësit të San Marinos, Michele Cevoli, i cili me të mbërritur paraditen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” u prononcua shkurt për mikrofonin e televioznit kombëtar të shtetit në fjalë.
“Humbja me Finlandën do të ketë një impakt në ndeshjen tonë të radhës pasi rivalët tanë do të zbresin në fushë të uritur për gola. Dihet se diferenca e golave në grup është një aspekt që askush nuk e lë pas dore dhe për këtë motiv do të na duhet të bëjmë kujdes”, tha mbrojtësi i Pietracuta-s.
Mes të tjerash 28-vjeçari analizoi edhe perfomancat e fundit të kombëtares së vogël, duke thënë se: “San Marino ka bërë disa paraqitje të mira në tre ndeshjet e fundit. Mendoj se na duhet të punojmë ende në disa aspekte. Me Shqipërinë kemi luajtur mirë, por me Bjellorusinë sikur u shthurëm në momentin që pësuam edhe golin e dytë”.