FRANCË – Gati 59 000 shtëpi mbeten pa energji elektrike pas stuhive
PARIS, 25 tetor /ATSH -alALAA/ – Rreth 59.000 familje në perëndim të Francës kanë mbetur pa energji elektrike deri të dielën në mesditë, pas stuhive Austen dhe Boelo, raportoi BFMTV.
Në një deklaratë, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike Enedis tha se mes tyre janë 27.500 konsumatorë në Bretanjë dhe 14.700 në Normandi.
Kompania bëri të ditur se ekipet e saj janë angazhuar për të kryer punimet e riparimit.
Sipas kompanisë së furnizimit me energji elektrike, në kulmin e stuhisë rreth 288.600 familje mbetën pa energji elektrike.