E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Nesër varroset Arlinda Zekaj, ceremonia në Radavc të Pejës në orën 15:00

Nesër varroset Arlinda Zekaj, ceremonia në Radavc të Pejës në orën 15:00

Nesër, të martën më 27 tetor, do të varroset Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës, siç njofton Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Radavc të Pejës, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Arlinda Zekaj u vra në shtëpinë e saj në Vitomiricë, ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili gjendet ende në arrati dhe kërkohet nga Policia e Kosovës.

Rasti ka tronditur opinionin publik në Kosovë: viktima, tri ditë para vrasjes, i ishte drejtuar me një parashtresë Prokurorisë në Pejë, ku kërkonte masa urgjente dhe mbrojtje, pasi ndihej e rrezikuar.

Për këtë rast, Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancë të jashtëzakonshme dhe miratoi një rezolutë që parasheh hetim parlamentar, ndërsa institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë janë vënë nën presion për të sqaruar përgjegjësitë për mosmbrojtjen e saj.

Lini një koment