Kurti e pranon: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë se Kosovës
Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 643,4 milionë eurosh vetem gjatë muajit shtator 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në 109,4 milionë euro.
Si rrjedhojë, deficiti tregtar ka kapur vlerën prej 534 milionë eurosh, duke shënuar rritje prej 2,6 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, kur kishte qenë 520,5 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit.
Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë.
“Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”.
Sipas tij, shtylla e parë e progarmit qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe asaj konkurruese.
“Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj nisa e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linjë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën se si do të zhvillohet industria dhe ekonomia e Republikës sonë në vitet në vijim.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Kurti, ka shtuar se gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme, duke thënë se duan që sa më shumë mallra që blihen nga jashtë të prodhohen në Kosovë.
“Gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur përafërsisht e mesatarisht me nga një miliardë euro në vit, ndërkohë që më herët nevojiteshin tri vjet për një rritje të tillë. Në të njëjtën periudhë gjatë këtyre pesë viteve të fundit mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar.
Eksportet e shërbimeve gati janë trefishuar ndërkaq investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej një miliardë eurosh. E, ne duam që sa më shumë mallra që sot i blejmë nga jashtë të prodhohen në Kosovë.
Prandaj, parqet industriale i shohim si një nga mekanizmat që mund të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi. Ato u ofrojnë bizneseve vendore hapësirën dhe infrastrukturën e nevojshme për t’i zgjeruar kapacitetet prodhuese. Ndërsa, krijojnë kushte më tërheqëse për investitorët e huaj që dëshirojnë të zhvendosin një pjesë të veprimtarisë së tyre prodhuese në vendin tone”.
Kosova e varur nga mallrat e huaja: 643 mln euro importe, vetëm
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 643,4 milionë eurosh gjatë muajit shtator 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në 109,4 milionë euro.
Si rrjedhojë, deficiti tregtar ka kapur vlerën prej 534 milionë eurosh, duke shënuar rritje prej 2,6 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, kur kishte qenë 520,5 milionë euro.
Eksporti i mallrave gjatë shtatorit 2026 është rritur për 27,5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Megjithatë, edhe importi ka vazhduar të rritet, duke regjistruar një rritje vjetore prej 6,1 për qind.
Pavarësisht rritjes më të shpejtë të eksporteve, vlera e mallrave të importuara vazhdon të jetë shumë më e lartë se ajo e mallrave të shitura jashtë vendit. Sipas ASK-së, eksportet në shtator kanë mbuluar vetëm 17 për qind të importeve, që nënkupton se për çdo 100 euro mallra të importuara, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej vetëm 17 eurosh.
Në vlerë monetare, diferenca ndërmjet importeve dhe eksporteve gjatë këtij muaji ka arritur në 534 milionë euro, duke dëshmuar hendekun e vazhdueshëm ndërmjet mallrave që Kosova blen nga tregjet e jashtme dhe atyre që arrin t’i shesë në tregjet ndërkombëtare.