Spalletti shfryn ndaj Cabal: Të fus një grusht… Çfarë e tërboi trajnerin e Juventusit!
Tekniku i bardhezinjve humbi durimin në fundin e ndeshjes kundër Az Alkmar për shkak të disa momenteve shpërqendrimi që mund të kushtonin shtrenjtë.
Çdo ndeshje duket se shoqërohet tashmë me shfryrje nervash nga ana e trajnerit Spalletti kundër lojtarëve të tij. Pse? Nuk e dëgjojnë? Gabojnë pozicionet, apo është thjesht një ccështje përqendrimi në momente vendimtare? Trajneri i Juventusit nuk e fshehu aspak irritimin për rënien e përqendrimit nga skuadra në fundin e sfidës ndaj Az Alkmar.
Dy gabime rrezikuan të rihapnin një ndeshje, që dukej në “kasafortë” dhe që mund të komplikonte rrugëtimin drejt 1/8-ve të Europa League.
Gabimi i parë solli golin e 2-1 të Az. Kelly humbi topin në zonë të rrezikshme, duke u dhënë holandezëve mundësinë të sulmonin shpejt, duke e kapur mbrojtjen italiane të papërgatitur. Meerdink, i lirë në zonë, mposhti portierin juventin. Më pas Cabal u gjend jashtë pozicioni, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të barazonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Këto dy episode e çmendën trajnerin Spalletti.
Pas aksionit ai iu vërsul ashpër Cabal-it. “Të fus një grusht…”, – lexohet nga lëvizja e buzëve të trajnerit. Telekamerat kapën përlasjen nga afër mes të dyve, me Spalletti-n që iu afrua Cabal-it, duke i folur me nerva. Kolumbiani dëgjoi fjalët e trajnerit, teksa shokët e ekipit bëheshin gati të nisnin lojën.
Pas ndeshjes Spalletti nuk foli për episodin, por shpjegoi se e shqetëson fakti që skuadra pëson gol dhe pastaj komplikon situatat.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.