Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte
Mëngjesin e kësaj të premteje, IKMT ka vijuar prishjen e objekteve që preken nga projekti infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, Faza VI”.
Sipas pamjeve, në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve 1 dhe 2-katëshe, me funksione shërbimi dhe banimi.
Ndërkohë, prishjet po i hapin rrugë vijimit të investimit, duke mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa dhe pa humbur kohë.
IKMT është e angazhuar në mbështetje të projekteve infrastrukturore, për përshpejtimin e investimeve publike dhe realizimin e tyre në funksion të qytetarëve.