E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte

Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte

Mëngjesin e kësaj të premteje, IKMT ka vijuar prishjen e objekteve që preken nga projekti infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, Faza VI”.

Sipas pamjeve, në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve 1 dhe 2-katëshe, me funksione shërbimi dhe banimi.

Ndërkohë, prishjet po i hapin rrugë vijimit të investimit, duke mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa dhe pa humbur kohë.

IKMT është e angazhuar në mbështetje të projekteve infrastrukturore, për përshpejtimin e investimeve publike dhe realizimin e tyre në funksion të qytetarëve.

Lini një koment