Hesgeth shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkarkuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjeneralin Randy George, në një vendim të pazakontë që vjen në mes të një konflikti aktiv në Lindjen e Mesme, sipas Reuters.
Pentagoni konfirmoi se George, i cili kishte më shumë se një vit të mbetur në detyrë, do të tërhiqet menjëherë nga posti i tij si shefi i 41-të i shtabit.
Në një deklaratë zyrtare, Departamenti i Mbrojtjes e falënderoi për dekadat e shërbimit dhe i uroi suksese në pension.
Arsyeja e largimit të George nuk është bërë publike, por zhvillimi vjen në një moment kur SHBA-japo rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe po kryen operacione kundër Iranit.
Sulmet amerikane në rajon janë kryesisht të drejtuara nga Marina dhe Forcat Ajrore, ndërsa ushtria ka dërguar trupa për mbrojtjen ajrore dhe mbështetje logjistike.
Shkarkimi i një gjenerali të këtij niveli gjatë kohës së luftës konsiderohet një hap pothuajse i paprecedent, duke reflektuar ndryshime të shpejta në drejtimin e Pentagonit nën drejtimin e ri të sekretarit Hegseth./ /Ad.Ab./ a.jor.