Ajeti “feston” me gol grumbullimin në kombëtare
Arlind Ajeti ka shënuar sot gol në fitoren e rëndësishme që arriti Bodrumspor-i i tij në stadiumin “Bolu Atatürk”.
Mbrojtësi hapi serinë e golave në këtë takim duke shënuar në minutën e 15’. Më pas ishte Ruben Providence ai që dyfishoi shifrat për miqtë në minutën e 31-të.
Goli i vetëm i ekipit vendas u shënua nga Bartu Göçmen në minutën e 88-të.
Në javën e 14-të të Trendyol 1. Lig, Boluspor u përball me Bodrum FK.
Sulmuesi i Bodrum FK, Vincent Aboubakar, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 58-të.
Pas këtij rezultati, Bodrum FK shkoi në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Boluspor mban vendin e fundit me 4 pikë. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.