E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Premier League/ City-n e lënë nervat, Haaland i kthehet Enzo-s: I ke këmbët prej mermeri!

Premier League/ City-n e lënë nervat, Haaland i kthehet Enzo-s: I ke këmbët prej mermeri!

Humbja me Nottingham Forest ka lënë pasoja në Manchester pasi mes lojtarëve të City-t kanë lindur pakënaqësi.

Në veçanti Erling Haaland ka qenë mjaft kritik me Enzo Fernandez. Sulmuesi norvegjez është dëgjuar nga shokët e tij të skuadrës që i është drejtuar argjentinasit me tone të ashpra.

“Më dukesh sikur i ke këmbët prej mermeri”, i ka thënë Haaland, Enzo-s.

Lojtarët e City-t janë shtangur nga sjellja e norvegjezit, i cili kishte refuzuar që t’i jepte dorën argjentinasit. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment