E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Kjo do të thotë se, nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë katërvjeçare.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë përfundimisht për çështjen.

Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lini një koment