E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›GJERMANI – Merz mbështet Ilse Aigner për presidente

GJERMANI – Merz mbështet Ilse Aigner për presidente

BERLIN, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbështetur zyrtarisht Ilse Aigner, kryetaren e Parlamentit të landit të Bavarisë, si pasuese të Frank-Walter Steinmeier në postin e presidentit të ardhshëm të Gjermanisë, bëjnë të ditur burimet.

Nëse konfirmohet në këtë detyrë, Aigner do të bëhet gruaja e parë presidente e Gjermanisë.

Kancelari Merz propozoi emrin e saj gjatë një takimi me drejtuesit e partive konservatore, thanë sot burime nga udhëheqja politike.

Sipas tyre, njoftimi u prit me duartrokitje të gjata.

Kandidatura e saj mbështetet gjithashtu nga partnerët e koalicionit qeverisës të kancelarit Merz, socialdemokratët.

Presidenti gjerman zgjidhet nga Konventa Federale, një organ që mblidhet posaçërisht për të zgjedhur kreun e ardhshëm të shtetit. Ky organ do të marrë vendimin më 30 janar për pasuesin e Steinmeier-it, mandati i dytë pesëvjeçar i të cilit përfundon në marsin e ardhshëm.

Figura të rëndësishme politike, përfshirë ish-kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, kanë shprehur gjatë muajve të fundit mbështetjen që këtë post ta marrë për herë të parë një grua.

Në sistemin politik gjerman, presidenca është kryesisht një funksion ceremonial, por me rëndësi të madhe simbolike dhe me dukshmëri të lartë publike./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment