E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›PARIS – Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Rusisë

PARIS – Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Rusisë

PARIS, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Kanadaja ka vendosur të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë për të rritur më tej koston ekonomike të luftës që Moska po zhvillon kundër Ukrainës, njoftoi sot ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand në kuadër të samitit të G7-s në Paris.

”Otava po shton 38 subjekte dhe 24 individë në listën e saj të sanksioneve për të zvogëluar më tej aftësitë ushtarake të Rusisë”, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kanadaja po synon konkretisht bazën industriale të mbrojtjes me sanksione kundër “aktorëve të përfshirë në zhvillimin e teknologjisë së raketave balistike dhe në aktivitetet kibernetike të Rusisë”, sipas njoftimit./ a.jor.

Lini një koment