Champions League për vajza/ Emanuela Rusta do gjykojë sfidën Juventus-Lyon
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në ndeshjen Juventus-Lyon, e vlefshme për javën e 4-t të fazës së ligës në Ligën e Kampioneve të femrave.
32-vjeçarja shqiptare do të jetë arbitre kryesore e ndeshjes që do të luhet të mërkurën në orën 21:00.
Jena Mala dhe Nicoleta Ramona Bria (nga Anglia) do të jenë asistentet e Rustës, ndërsa Kreshnik Barjamaj do të jetë gjyqtar në VAR.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.