E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka deklaruar se një mjek specialist në Kosovë paguhet 1,430 euro në muaj, ndërsa kujdestaritë gjatë fundjavave kompensohen me rreth 300 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se me së paku dy kujdestari në muaj, të ardhurat mujore të një mjeku specialist kalojnë 2,000 euro.

Sipas tij, kjo ka ndikuar që specialistët të mos largohen nga Kosova, por edhe të kthehen nga vendet e tjera.

“Kjo padyshim se ka ndikuar që specialistët të mos ikin e përkundrazi edhe të kthehen në Kosovë nga vende të tjera”, ka shkruar Azemi./Telegrafi/

Lini një koment