Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është me i mire per arsimin e larte
Universitetet janë të pakënaqur nga financimi i qeverisë për arsimin e lartë.
Gjatë një seance dëgjimore ne komisionin edukimit për buxhetin e 2027, rektorët kanë renditur një sërë pikash se përse arsimi sipas tyre nuk ka vëmendjen dhe financimin e duhur nga qeveria.
Edhe pse në asnjë moment nuk kanë përmendur protestën e studentëve në universitete, rektorët kanë folur hapur për mungesën e motivimit të stafeve akademike. Më i drejtpërdrejti ishte rektori I Universitetit të Sporteve i cili deklaroi se vendi ynë mbetet shumë pas Kosovës në financimin për arsimin e lartë.
Rektori i Universitetit Bujqësor kritikoi opozitën për mungesën në komision, por edhe të majtët që sipas nuk janë interesuar për mbarëvajtjen e punëve dhe projekteve në universitete. Fatbardh Sallaku kërkoi paga dinjitoze për pedagogët të cilat janë larg atyre të administratës publike. Më i kënaquri me treguesit e buxhetit të 2027 dukej rektori i Universitetit të Mjekësisë.
Gjatë fjalës së tij Xheladin Dracini deklaroi vijimin e investimeve ne infrastrukture, edhe pse kjo e fundit ka qenë në qendër të kritikave të studentëve të mjekësisë të cilët gjatë protestave shprehnin mungesën e sallave, laboratorëve apo praninë e mykut në to.
Situata në universitet e rretheve dukej edhe më e vështirë. Drejtuesit e tyre kërkuan jo vetëm rritje të fondit të pagave, por edhe të financimeve për kërkimin shkencor dhe investimet.
Socialistja Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Arsimit tha se 2027 shënon buxhetim më të mirë për arsimin e lartë.
Edhe këtë vit qeveria e Edi Ramës nuk arriti të mbaje premtimin për të çuar në 5% të PBB buxhetin për arsimin.