E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Amerika›Amerikanët më të shqetësuar për papunësinë në të ardhmen, pritjet për inflacionin mbeten në 3,9%

Amerikanët më të shqetësuar për papunësinë në të ardhmen, pritjet për inflacionin mbeten në 3,9%

Amerikanët janë bërë më të shqetësuar se papunësia do të jetë më e lartë pas një viti, ndërsa pritjet e tyre për inflacionin mbetën të pandryshuara, tregon sondazhi i tetorit për pritjet e konsumatorëve (Survey of Consumer Expectations) i Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut, i publikuar të hënën, siç njofton Reuters.

Përqindja e të anketuarve që presin që papunësia të jetë më e lartë pas një viti arriti nivelin më të lartë që nga prilli 2020, në fillim të pandemisë COVID-19. Të anketuarit panë gjithashtu një gjasë më të madhe për humbje të pavullnetshme të punës, megjithëse ende në nivele relativisht të ulëta, por edhe një gjasë më të madhe për të gjetur punë të re pas një humbjeje.

Pritjet për inflacionin mbetën të qëndrueshme, shumë mbi objektivin 2% të Fed-it: 3,9% pas një viti, 3,3% pas tre vjetësh dhe 3% pas pesë vjetësh — të gjitha njësoj si në sondazhin e shtatorit. Pritjet për rritjen e çmimit të benzinës pas një viti u zbutën krahasuar me shtatorin.

Vlerësimi i familjeve për gjendjen e tyre financiare aktuale u përmirësua pak, ndërsa pritjet për financat pas një viti mbetën të qëndrueshme dhe qasja në kredi e pandryshuar.

Sondazhi u zhvillua gjatë tetorit, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit. Të premten, qeveria raportoi 165.000 vende pune të shtuara në tetor dhe papunësi 4,1%.

Zyrtarët e Fed-it pritet gjerësisht të rrisin normat e interesit në mbledhjen e fillimit të dhjetorit.

Lini një koment