E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Kryeqyteti është përfshirë sërish nga protestat mbrëmjen e kësaj të hëne, ku disa qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 28-të.

Tubimi është shoqëruar me tensione në terren, pasi rreth orës 19:45 janë regjistruar përplasje dhe debate të forta mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Shkak i pakënaqësisë është bërë vendosja e gjobave administrative ndaj personave të konstatuar apo të fotografuar gjatë tubimeve.

Disa protestues kanë denoncuar se efektivët e policisë u kanë kërkuar mjetet e identifikimit në rrugë, duke i ndëshkuar me gjoba, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën përreth bulevardit kryesor.

Lini një koment