E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

Dion Gallapeni beson te një rezultat pozitiv i Kosovës ndaj Izraelit. Siç njofton Telegrafi, futbollisti ka shprehur optimizëm para përballjes së të shtunës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft pozitive.

Sipas tij, rëndësia e dy ndeshjeve të ardhshme ka ndikuar edhe në intensitetin e punës gjatë seancave stërvitore, ndërsa lojtarët e rinj kanë sjellë një energji shumë pozitive brenda grupit.

“Normalisht atmosfera është mjaft e mirë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Lojtarët e rinj kanë sjellë një energji shumë pozitive brenda grupit. Seancat stërvitore kanë shkuar shumë mirë, me intensitet dhe motivim të madh për këto ndeshje. Shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Gallapeni.

Kosova përballet të shtunën me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa më pas e pret udhëtimi drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.

Lini një koment