E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Lutfi Dalipi vesh fanellën e Kosovës dhe viziton ekipin në stërvitjen para ndeshjes ndaj Izraelit

Lutfi Dalipi vesh fanellën e Kosovës dhe viziton ekipin në stërvitjen para ndeshjes ndaj Izraelit

Lutfi Dalipi, talenti 20-vjeçar që ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, ka vizituar për herë të parë kampin e Dardanëve, siç njofton Telegrafi.

Vizita u zhvillua në stërvitjen zyrtare para ndeshjes ndaj Izraelit, ku i riu u prit si i ftuar i veçantë në kampin e përfaqësueses, sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Gjatë qëndrimit në kamp, Dalipi takoi bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik, duke u njohur nga afër me ambientin e ekipit kombëtar para sfidës së radhës.

Si shenjë mirëseardhjeje, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi atij fanellën e Kombëtares, fanellën e Dardanëve.

“Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, ishte përshëndetja e FFK-së për talentin e ri.

Dalipi pritet së shpejti të bëhet pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës.

Lini një koment