E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Fisnik Asllani reagon pas barazimit: Jemi të dëshpëruar, por duam tre pikë me Irlandën

Fisnik Asllani reagon pas barazimit: Jemi të dëshpëruar, por duam tre pikë me Irlandën

Siç njofton Telegrafi, sulmuesi Fisnik Asllani ka reaguar pas barazimit pa gola të Kosovës ndaj Izraelit në Prishtinë, duke pranuar zhgënjimin në kampin e Dardanëve, por duke e kthyer menjëherë vëmendjen te ndeshja e radhës.

Kosova, edhe pse luajti me një lojtar më pak, nuk arriti të shkonte përtej barazimit 0-0 ndaj Izraelit. Asllani, në një prononcim për Klan Kosova, tha se skuadrës i mungoi pikërisht pasimi i fundit para goditjes në portë.

“Besoj që të gjithë kemi dashur të marrim tre pikë. Nuk shkoi ashtu. Jemi të dëshpëruar që nuk kemi mundur ta fitojmë lojën, por pas dy ditëve na pret loja me Irlandën”, u shpreh sulmuesi.

Ai e përshkroi ndeshjen si të mbyllur dhe me pak raste, ku mungesa e saktësisë në momentin vendimtar bëri diferencën. “Lojë e vështirë, të dy ekipet nuk kanë pasur shumë mundësi për gol. Ai topi i fundit para goditjes na ka munguar”, shtoi Asllani.

Sulmuesi theksoi gjithashtu se asnjë ndeshje me kombëtaren nuk është e lehtë, pasi çdo kundërshtar luan me të njëjtin përkushtim për vendin e vet. “Kur luan me kombëtare kurrë nuk ka të lehtë. Gjithë na pret një kundërshtar i fortë që jep gjithçka për shtetin e vetë. Qysh japim ne gjithçka, edhe ata japin gjithçka për shtetin e tyre”, tha ai.

I pyetur për përballjen e radhës, Asllani ishte i qartë për objektivin e Kosovës. “Tre pikë. Duam ta fitojmë lojën pastaj se ku mbesim në tabelë do t’ia lëmë kohën”, nënvizoi ai.

Kosova tani ka gjashtë pikë në grupin B3 dhe pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Prishtinë, në një ndeshje ku Dardanët kërkojnë vetëm fitoren.

Lini një koment