E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi fitoren ndaj Izraelit

Kosova u ndal në një barazim pa gola ndaj Izraelit, në një mbrëmje ku Dardanët krijuan mjaftueshëm për të marrë tri pikët, por u ndëshkuan nga mungesa e efikasitetit përpara portës. Siç njofton Telegrafi, përzgjedhësi Franco Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe me mënyrën se si u zbatua plani i lojës, por pranoi se mungesa e golave mbeti problemi kryesor i ndeshjes.

“Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, tha Foda pas ndeshjes, duke vënë theksin te mundësitë e humbura në hapjen e takimit, kur Kosova dominoi dhe krijoi disa raste të pastra shënimi.

Edhe në pjesën e dytë, me një futbollist më pak në fushë, Kosova nuk u tërhoq dhe vazhdoi të kërkonte golin e fitores, por topi nuk deshi të hynte në rrjetë. “Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi i Dardanëve.

Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke theksuar se një lojtar i tillë i mungon skuadrës në momentet vendimtare. “Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi ai.

Lini një koment