E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Një mësues i shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi” në Korçë është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 17-vjeçare. Sipas BalkanWeb, vajza, nxënëse e një gjimnazi, e ka denoncuar mësuesin mbrëmjen e djeshme në komisariat, në prani të babait të saj dhe të një psikologeje.

Sipas denoncimit, ngjarja e dyshuar ka ndodhur rreth një muaj më parë, gjatë stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës “Sevasti Qirjazi”, ku mësuesi jep mësim. Nxënësja ka deklaruar se mësuesi e ka prekur në pjesët intime.

Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë brenda palestrës, ndërsa mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat, ku ka dhënë deklaratën e tij dhe i ka mohuar akuzat.

Pas veprimeve të para procedurale, siç njofton BalkanWeb, mësuesi po procedohet në gjendje të lirë dhe hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. As nxënësja dhe as mësuesi nuk janë identifikuar me emra.

Lini një koment