E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Bexhet Nelku, 56 vjet nga ndarja e parakohshme e aktorit

Bexhet Nelku, 56 vjet nga ndarja e parakohshme e aktorit

qiptare. I njohur si “Meteori i skenës shqiptare”, ai u nda nga jeta më 21 nëntor 1970, në moshën 33-vjeçare.

Talenti, zëri karakteristik dhe interpretimi i tij e bënë Nelkun një artist të veçantë, i cili spikati jo vetëm në skenë dhe në ekran, por edhe në fushën e pedagogjisë. Si pedagog i të folurit skenik, ai përcolli njohuritë dhe përvojën e tij te aktorët e rinj, duke kontribuar në formimin e brezave të artistëve.

Ndonëse jeta dhe karriera e tij u ndërprenë herët, Bexhet Nelku la pas një kontribut që e mban emrin e tij pjesë të kujtesës artistike shqiptare.

Në 56-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtohet për talentin dhe kontributin e tij në artin shqiptar.

Lini një koment