E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës përfundon në bulevard, mblidhen para Kryeministrisë!

Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës përfundon në bulevard, mblidhen para Kryeministrisë!

Protesta e thirrur nga studentët vijoi në rrugët e Tiranës, ku protestuesit kanë zgjedhur të marshojnë pas bllokimit të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit.

Protesta nisi në orën 14:00 te Ministria e Arsimit dhe marshimi nisi në orën 16:00. Aktualisht ata janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë.

Policia ka vendosur kordone në disa rrugë për të kufizuar lëvizjen e protestuesve, ndërsa marshimi vijoi pa incidente, përveç djegies së ndonjë koshi mbeturinash.

Protestuesit kanë marshuar fillimisht në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin. Pas bllokimit, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës.

Më herët, pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e PS, por më pas itinerari u ndryshua.

Protestuesit gjatë marshimit i kanë vënë zjarrin disa kazanëve me mbeturina.

Rreth orës 17:15 ata u grumbulluan para Kryeministrisë.

Lini një koment