Teuta, trajneri Tetova: Fitorja ishte e rëndësishme
Trajneri i Teutës, Edli Tetova ka komentuar për “Super Gol” fitoren 1-0 të arritur përballë Laçit, që vjen pas tri humbjeve radhazi.
“Të gjithë ishim koshient që sot ajo që kishte më shumë rëndësi ishte fitorja. E kishim parashikua ekipin e Laçit që do të ishte i ngjeshur në mbrojtje në pjesën e parë dhe do kishim vështirësi. Mendoj se rastet për të shënuar ishin, por nuk e shënjestruam portën”.
“Mendoj që kemi lënë hapësira mes linjave dhe Laçi dilte në kundërsulm. Ndryshova skemën që të ishim në lojë me Malën dhe Arifin nga krahu tjetër. Ia arritëm besoj. Kemi qenë aty prezent me Pedron. Mendoj që pastaj, te pjesa e cilësisë, ishte forma e presingut e treshes lartë, ishim vonë dhe nuk kishim kordinimin e duhur”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.