KATEGORIA E DYTË/ Partizani B shtang Lushnjën! Tronditja e radhës për Vllazninë B, pretendentët e tjerë nuk ndalen (REZULTATET)
Nga Panorama Sport
Katër ndeshje u luajtën në kuadër të Grupit A në Kategorinë e Dytë. Vllaznia B është shtangur nga Luzi që fitoi 2-3 në transfertë.
Partizani ka shtangur Lushnjën duke e mposhtur 1-3. Një tjetër ekip, që është pretendent kryesor për ngjitjen, mori fitore në transfertë. Gramshi mposhti Veleçikun 1-3. Naftëtari fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Basanias.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
LUSHNJA 1-3 PARTIZANI B
58′ Burgaj – 22′ Ozor, 35′ Qokthi, 39′ Rushiti
VLLAZNIA B 2-3 Luz i Vogël
83′ Aina, 84′ Alele – 58′ Paplekaj, 87′ Trokthi, 90′ Ocheje
NAFTËTARI 3-1 BASANIA
44′ Malaj, 57′ Broshka, 77′ Xhika – 42′ Outara
VELEÇIKU 1-3 GRAMSHI
2′ Aliu – 23′, 39′ Peqini, 82′ Rabosha