E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›EURO U-19 për vajza/ Kombëtarja U-19 e vajzave nis grumbullimin, trajnerja Daniela Kodra publikon listën

EURO U-19 për vajza/ Kombëtarja U-19 e vajzave nis grumbullimin, trajnerja Daniela Kodra publikon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 do të luajë ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian, në kuadër të Grupit B1. Federata e Futbollit do të jetë organizatore e këtij turneu, ku Shqipëria do të përballet me Qipron, Moldavinë dhe Letoninë.

Kombëtarja U-19 e vajzave ka nisur edhe grumbullimin zyrtar për ndeshjet kualifikuese teksa trajnerja, Daniela Kodra, ka bërë publike listën me 20 futbolliste të grumbulluara, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë kualifikuese.

Të tria ndeshjet do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në datat 27 nëntor, 30 nëntor dhe 3 dhjetor, në orën 14:00.

Lista e futbollisteve të grumbulluara:

Portiere: Ambra Reshiti, Lusia Krraba

Mbrojtëse: Erina Bajramaj, Aminha Sherifi, Gelda Kadiolli, Marina Rushaj, Kejsi Kaçorri, Audrina Lajthiza, Frosina Papa, Tringa Nuha

Mesfushore: Heidi Christina Bekteshi, Kejsi Demiraj, Samanta Hysa, Kalomira Ndreu, Albana Malaj, Gurie Memetaj, Andrea Klleçi

Sulmuese: Amelia Reçi, Erisa Alushaj, Elisa Osmani

Trajnere: Daniela Kodra

Kalendari i ndeshjeve: Qipro – Shqipëri, 27 nëntor, ora 14:00 Shqipëri – Moldavi, 30 nëntor, ora 14:00 Shqipëri – Letoni, 3 dhjetor, ora 14:00

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment