Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, 40-vjeçari në Libohovë arrestohet pas 2 orësh nego
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga një 40-vjeçar që kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me armë zjarri.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë ndërhyrjen për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.