GREQI – ”Frontex” shpëton 51 shtetas të huaj në jug të Kretës
ATHINË, 22 nëntor /ATSH-ANA/ – Një mjet lundrues i ”Frontex”-it, nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit (JRCC) të Rojës Bregdetare Greke, lokalizoi dhe shpëtoi 51 shtetas të huaj që ndodheshin në një varkë, në një zonë detare 57 milje detare në juglindje të Kali Limenes, në Kretë.
Sipas një njoftimi të Rojës Bregdetare të shtunën, varka u pikas fillimisht nga një mjet ajror i ”Frontex”-it, ndërsa më pas 51 pasagjerët u shpëtuan nga një mjet lundrues i agjencisë evropiane.
Personat e shpëtuar u dërguan në portin e Kali Limenes./ a.jor.