E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›VIDEO/ Ish-i i Vllaznisë dhe Skënderbeut e bën “sefte” në Premier Ligën ruse, sulmuesi shqiptar vulos rezultatin për 3 pikë të arta

VIDEO/ Ish-i i Vllaznisë dhe Skënderbeut e bën “sefte” në Premier Ligën ruse, sulmuesi shqiptar vulos rezultatin për 3 pikë të arta

Nga Panorama Sport

Belajdi Pusi realizoi një gol mjaft të bukur dje me Fakel Voronesh. Ishte pikërisht Pusi që në fundin e pjesës së parë vulosi rezultatin përfundimtar 0-2.

Për Fakel Voronesh ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Ekipi rus mban vendin e fundit në renditje.

Për shkodranin ishte goli i parë në elitën e futbollit rus. Kujtojmë se 28-vjeçari luante me Vllazninë dhe Skënderbeun në Shqipëri, para se të vazhdonte karrierën në Azerbajxhan dhe më pas Rusi.

Goli i Belajdi Pusit: (VIDEO)

Lini një koment