E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Amerika›Meksikë, rreth 2,000 emigrantë në karvan drejt SHBA-së me shpresën e lehtësimit pas zgjedhjeve të mesmandatit

Meksikë, rreth 2,000 emigrantë në karvan drejt SHBA-së me shpresën e lehtësimit pas zgjedhjeve të mesmandatit

Një karvan prej rreth 2.000 emigrantësh po përshkon jugun e Meksikës në drejtim të veriut, me shpresën se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund t’u ofrojnë mundësi të reja për të arritur në këtë vend, siç njofton Shqiptarja.com.

Në një pikë kontrolli në autostradë në Chiapas, shteti më jugor i Meksikës, autoritetet lokale përpiqen të ndalojnë flukset drejt veriut, veçanërisht kontrabandën dhe emigrantët pa dokumente.

Në fillim të nëntorit, rreth 2.000 persona kaluan në grup këtë pikë kontrolli: bëhet fjalë për karvanin e parë të emigrantëve të regjistruar në rajon që nga rikthimi i Donald Trump në presidencën amerikane.

Për shumë pjesëmarrës, zgjedhjet e mesmandatit kanë ndryshuar perspektivën dhe ata besojnë se një Kongres i ri mund të zbusë politikat e emigracionit. Megjithatë, zbatimi i rregullave të emigracionit në SHBA mbetet në duart e Shtëpisë së Bardhë dhe rruga drejt veriut është ende e gjatë.

Lini një koment